FAQJA E PARE KRYESOREVIDEO/ Po shkëlqen me Gjermaninë, sulmuesi shkodran Brajan Gruda në një version...

VIDEO/ Po shkëlqen me Gjermaninë, sulmuesi shkodran Brajan Gruda në një version që s’e keni parë asnjëherë, si boksier

Ka pritur gjatë dhe momenti i tij erdhi. Brajan Gruda kishte vendosur të priste ftesën e Gjermanisë dhe ajo i erdhi në kohën dhe momentin e duhur. Luajti si titullar ndaj Greqisë dhe shënoi gol, luajti mbrëmë ndaj Hollandës dhe shënoi sërish gol dhe madje dha edhe dy asiste. Në të dy rastet u vlerësua edhe si lojtari i ndeshjes.

Tashmë për të po flasin të gjithë, kuptohet ka edhe nga ata që janë të zemëruar për zgjedhjen që ka bërë duke mos preferuar të luajë për Shqipërinë, por Brajan këtë ëndërr ka patur dhe ajo iu realizua. Por kjo nuk do të thotë se nuk është i lidhur me vendin e tij dhe madje çdo verë e viziton dhe kalon pushimet në Shkodër me familjen e tij.

Madje edhe stërvitet papushim për të ruajtur formën dhe jo vetëm me vrapime e me futboll, por edhe me boks. Gazeta “Shkodra Sport” ju sjell një video ekskluzive të një seance stërvitore të Brajan Grudës verën që shkoi në palestrën e boksit të Vllaznisë.

Siç do ta shikoni edhe në videon më poshtë, ai është duke u stërvitur bashkë me dajën e tij, ish- kampionin e madh Jetmir Kuçi. Stërvitja edhe në palestrën e boksit është një tjetër tregues pse Brajan ka arritur këto nivele dhe duhet të jetë një shembull edhe për sportistët e rinj që duan të ngjiten në majë.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments