FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEKupa e Shqipërisë sot, Shiroka në fushë kundër skuadrës së Superligës

Kupa e Shqipërisë sot, Shiroka në fushë kundër skuadrës së Superligës

Shkruar nga Endri ÇINARI

Kupa e Shqipërisë rikthehet sot me një tjetër përballje interesante për skuadrat shkodrane. Në fushë do të zbresë Shiroka, e cila do të luajë në transfertë ndaj Laçit, në një sfidë që në letër duket e vështirë për ekipin shkodran. Përballë do të jetë një skuadër e Superiores, por Shiroka ka treguar deri tani se në këtë kompeticion nuk ka hyrë thjesht për të marrë pjesë, por për të provuar të shkojë sa më larg.

Skuadra shkodrane ka qenë një nga surprizat më të mëdha të kësaj Kupe të Shqipërisë. Shiroka ka arritur të kalojë dy raunde dhe këtë e ka bërë në mënyrë bindëse, duke lënë pas edhe Lushnjën. Në atë përballje, ekipi shkodran dhuroi një rezultat të bujshëm, duke triumfuar me shifrat 0-5 në transfertë dhe duke siguruar një tjetër biletë për në raundin pasardhës.

Pikërisht ky rezultat e ka kthyer Shirokën në një nga ekipet që po tërheqin vëmendjen në këtë edicion të Kupës. Ekipi shkodran, që garon në Kategorinë e Dytë, ka treguar karakter dhe efikasitet në ndeshjet e zhvilluara deri tani, duke i dhënë vetes mundësinë për të matur forcat me një kundërshtar të një tjetër niveli.

Por sfida e radhës është edhe më e vështirë. Laçi është një ekip i Superiores dhe do ta presë Shirokën në fushën e tij, ndaj diferenca në kategori dhe eksperiencë është e dukshme. Megjithatë, për skuadrën shkodrane nuk ka asgjë për të humbur. Presioni është në krahun e vendasve, ndërsa Shiroka mund ta luajë këtë takim me dëshirën për të shfrytëzuar çdo mundësi që do t’i paraqitet.

Përtej rezultatit, kjo sfidë është një tjetër mundësi për futbollistët e Shirokës për të treguar vlerat e tyre përballë një kundërshtari të fortë. Pas suksesit 0-5 ndaj Lushnjës, skuadra shkodrane tashmë kërkon të shkruajë një tjetër kapitull në këtë aventurë të Kupës, edhe pse përballë ka një kundërshtar që në letër është favorit i qartë.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments