Besëlidhja nuk ka ndër mend të ndalet në rrugën e saj për plotësimin e skuadrës me lojtarë cilësorë. Lezhjanët njoftuan sot nënshkrimin me mesfushorin Lucian Radu. 20-vjeçari vjen nga klubi FC Zimbru Chișinau dhe është gjithashtu pjesë e Moldovisë U-21.
Njoftimi i plotë
KF Besëlidhja ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mesfushorit moldav Lucian Radu, i cili bashkohet zyrtarisht me klubin tonë.
20-vjeçari vjen nga klubi FC Zimbru Chișinău dhe është gjithashtu pjesë e Moldovisë U-21, duke sjellë energji, cilësi dhe potencial të madh për mesfushën tonë.
I urojmë Lucianit suksese me fanellën e Besëlidhjes dhe shumë momente të bukura së bashku!
Mirë se erdhe në Lezhë, Lucian!


