Sindrit Guri është në radarin e Vllaznisë. Sulmuesi i njohur shqiptar që spikati me Kukësin ka ngjallur interesin e shkodranëve për ta pasur në gjirin e tyre në edicionin e ri futbollistik.
Aktualisht shtatlarti është pjesë e Shkëndijës së Tetovës në Maqedoninë e Veriut që bën pjesë në Kupat e Europës. Por, me të përfunduar aventura europiane, ai pritet të largohet nga kuqezinjtë. Vllaznia është kandidat potencial për shërbimet e tij, por duhet thënë që interes ka pasur edhe Partizani.
A do të riktheheet edhe një herë aty ku e nisi Guri, nga Akademia e Vllaznisë? Koha do ta tregojë. Në sezonin 2017-2018 ai shkëlqeu te Kukësi duke realizuar plot 20 gola në 34 ndeshje që u aktivizua.
Emri i tij ne fakt ka dale shpesh te Vllaznia, por ai eshte larguar para shume vitesh prej aty dhe ende nuk eshte e qarte nese do te rikthehet apo jo. Nje gje e tille do te mesohet pas Kupave te Europes.