Talenti shkodran, Brajan Gruda është duke kaluar një moment të mirë me ekipin e Mainz në Bundesliga, ku sot edhe ndaj Bayern Munich tregoi aftësitë e tij.

Forma e 19-vjeçarit i ka rënë në sy edhe sulmuesit të Bayern Munich, Thomas Muller, i cili pas ndeshjes me Mainz, ku bavarezët fituan me rezultatin 3-1 mori fanellën e talentit shqiptar, Gruda.

Në një postim në rrjetet sociale, Muller ka publikuar foto me fanellën e Grudës, ndërsa i thotë sulmuesit të ri që të vazhdojë punën.

“Faleminderit Bryan Gruda për fanellën tënde, vazhdo të punosh shumë miku im. Një fitore e rëndësishme për ne pas pushimit ndërkombëtar. Asnjëherë e lehtë në Mainz”, ka shkruar Thomas Muller që ka pozuar me fanellën e tij.

Gruda ishte asistues te goli i vetëm i shënuar të Mainz nga Anthony Caci. Sulmuesi anësor është pjesë e Gjermanisë U21, ndërsa para disa javës ishte në Kosovë ku luajti ndaj Dardanëve U21. /Telegrafi/