Njerëz të ndryshëm, specialistë të futbollit, janë duke dhënë mendime të ndryshme në lidhje me situatën që po kalon aktualisht Vllaznia.
Ka shumë prej atyre që mendojnë se skuadra shkodrane nuk mund të vlerësohet ashtu si duhet vetëm pas dy ndeshjeve që ka luajtur deri tani dhe që i ka fituar ndaj Apolonisë dhe Skënderbeut.
Të tjerë, njëri prej tyre edhe ish- trajneri i saj Mirel Josa, i bën thirrje Vllaznisë që të mos i rritet mendja, por ta marrë seriozisht çdo ndeshje sepse vetëm kështu mund të arrijë objektivat e saj.
Dhe në këtë lajm të publikuar nga “Shkodra Sport”, ka ndërhyrë edhe ish- futbollisti i Vllaznisë Skerdi Bejzade. Ai siç dihet prej vitesh jeton në Gjermani, por vazhdon të ndjekë me shumë vëmendje të gjithë zhvillimet në futbollin shqiptar.
Dhe në lidhje me situatën në kampin shkodran, ish- sulmuesi i saj ngulmon tek fakti që trajneri duhet të bëjë më të mirën për ta çuar deri në fund misionin që ka nisur në Shkodër.
“Nuk ka pse ti hyjë vetja ne qef Vllaznisë. Këtë besoj e dinë si drejtuesit ashtu dhe lojtaret, kete te gjithe duhet te kuptojnë, qe trajneri e ka mbledh ekipin dhe po fut një mentalitet gjerman, “te gjithë fitojnë e te gjithë humbin bashkë”.
Nuk ka yje ne skuader e nuk eshtë e thënë te kesh, por grupi ka te bejë me shumë qe te kesh sukses dhe stabilitet. Futbolli gjerman dhe ekipet qe janë ketu ne Gjermani, te kjo bazohen.
Edhe nje trajner i mirë këte duhet te bejë ne rradhë te pare, Vllaznia mund te humbi edhe disa ndeshje, po ky ekip qe eshte, eshte formuar shumë mirë. Veç keshtu mund te ketë sukses per te ardhmen”- shkruan Bejzade./SHKODRA-SPORT.COM/