Kuqeblutë 19 vjeçarë kanë bërë një hap të gabuar ditën e sotme teksa janë mundur me rezultatin 0-2 në ndeshjen e luajtur në fushën sportive “Skënder Halili” të kryeqytetit.

Kuqeblutë nuk janë paraqitur ashtu si dueht në këtë takim dhe janë ndëshkuar me dy gola, nga një për secilën pjesën loje, ndonese nuk pritej te ndodhte keshtu ne kete ndeshje.

Në të parën, ka qenë Veliu ai që ka zhbllokuar shifrat që në minutën e 21-të. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit shkodran për të barazuar, nuk ia ka dalë.

E njëjta gjë edhe në të dytën. Vllaznia U19 e shtoi presionin për të barazuar por ndërkohë në minutën e 81-të Malo do të shënonte edhe golin e dytë për bardheblutë duke mbyllur kësisoj ndeshjen.

Me këtë humbje, Vllaznia U19 e ka çuar në katër diferencën me ekipin e Shkëndisë së Tiranës, ekip ky që kryeson renditjen e kampionatit, duke ia veshtiruar tashme vetes punen per t’u shpallur “kampion i Veriut”.
© shkodrasport.com