Ne Shkoder te gjithe jane mprehur per nje fitore te mundshme neser ndaj Tiranes ne klasiken e futbollit shqiptar, por ka edhe nga ato qe mendojne ndryshe.
Njeri prej tyre eshte edhe ish- futbollisti i saj por edhe i disa skuadrave te tjera te futbollit shqiptar, Skerdi Bejzade.
Ai ka mbetur nje tifoz i Vllaznise dhe per rrjedhoje nuk mungon te marre pjese ne diskutime te shpeshta per kete skuader dhe keshtu ka ndodhur edhe se fundi teksa ish- sulmuesi kuqeblu ka reaguar ne nje shkrim te radiokronistit Edmond Dibra.
“Vllaznia te pakten s’duhet te humbi kete ndeshje. Edhe me barazim do ishte mire mendoj une”- shkruan Bejzade.
Por nga ana tjeter “arusha” ka qene i nje mendimi ndryshe nga Dibra qe e konsideron Nevil Deden, trajnerin e sapoemeruar te Tiranes, nje trajner pa pervoje.
Ai ndoshta e njeh me mire se kushdo tjeter kete personazh ngaqe kane luajtur sebashku tek Elbasani e per kete Bejzade shton: “Kam lexuar qe dikush thote qe Dede eshte trajner me pak pervoje.
Ky nuk e di qe gjithe trajneret qe kane pas Deden ne ek,ip nuk e benin formacionin pa pyet Nevilin. Prandaj te mos mendoje njeri qe nuk ka pervoje Nevili, se ka kaq vite qe esht trajner, me shum se kushdo tjeter”./SHKODRA-SPORT.COM/