Pasi kompletoi shkëmbimin Pjaniç-Artur me Barcelonën, tani Juventusi po mendon për një tjetër shkëmbim. Bardhezinjtë kanë ardhur me një ide të çmendur, atë të një shkëmbimi me kampionët e Premier Ligës, Liverpulin.

Kampionët e Italisë po mendojnë të japin Dagllas Kostën dhe të marrin nga Liverpuli mesfushorin Fabinjo.

Liverpul është shumë pranë blerjes së Tiago Alkantarës nga Bajern Mynihu dhe spanjolli do merrte vendin e Fabinjos në skemat e Klopit.

Fabinjo ka një çmim prej 50 milionë eurosh ndërsa Kosta vlerësohet 30 milionë euro, por dy klubet mund të gjejnë marrëveshjen pasi shifrat nuk lëvizin shumë.