Fitorja “in extremis” e Veleçikut dje ndaj Maliqit dhe sigurimi i qendrimit te tij serish ne kategorine e pare, ka entuziasmuar te gjithe ne kampin shkodran. Per me teper nga menyra si u arrit kjo fitore pas disantazhit te krijuar dhe golave te shenuar ne minutat 89 dhe 95.

I pranishem ne stadiumin “Nexhip Trumgu” te Cerrikut ka qene edhe gazetari i njohur shkodran Tonin Frroku qe jeton e punon ne Korçe dhe qe sigurisht priste ndoshta suksesin e Maliqit ne kete ndeshje dhe ngjitjen ne kategorine e pare pas dy tentativave te meparshme ne te cilat kishte deshtuar.

Dhe ne fakt deshtoi serish. E nese ndodhi keshtu, “fajtor” sipas gazetarit Frroku eshte nje dhe i vetem: Ditmir Ujkaj. Lojtari i Veleçikut qe me klasin e tij gatoi kete fitore te koplikasve, ndonese nuk shenoi vete. Ja si e pershkruan Ujkajn ai me nje postim ne rrjetet sociale, ku ka hedhur edhe nje foto te tij me kete lojtar:

“Ujkaj, futbollisti fantastik i Velecikut. Muaj te tere pa luajtur per shkak te nje demtimi te frikshem ne gju.
Dje, ne ndeshjen me Maliqin ka sakrifikuar per te qene ne fushen e lojes.Qofte edhe 20 minuta. Edhe duke rrezikur tej mase.

Ne nje ndeshje si kjo ja vlen sakrifica, me tha pas takimit 23 vjecari. Lojtar, qe mbajti ne Kategori te Pare Velecikun dhe ndali maliqaret te ngjiten nje kategori me lart.

Ne nje takim si ky sakrifica fiton. Ujkaj, ishte modeli i sakrifices.