Pas paraqitjes së mirë dhe golit të shënuar në ndeshjen e Europa League ndaj Atletiko Bilbao, sulmuesi shkodran Bekim Bala ka fituar një vend titullari edhe në ndeshjen e fundit të kampionatit çek të futbollit, ate te luajtur pasditen e djeshme. Atë që Sparta e Pragës ka luajtur në shtëpi ndaj ekipi Banik Ostrava. Ky takim është fituar me rezultatin 2-0 nga skuadra e sulmuesit shkodran i cili ndonëse nuk ka shënuar, ka bërë një paraqitje të mirë edhe në këtë ndeshje. Ai ka qëndruar në fushë 88 minuta dhe në fund është zëvendësuar thjesht për të fituar kohë. Në disa momente, Bala i është ofruar edhe golit duke marrë edhe duartrokitjet e 10 mijë tifozëve që kanë qenë të pranishëm në shkallët e stadiumit. Pas 10 ndeshjesh kampionat, Sparta e Pragës ndodhet në vendin e dytë të renditje me vetëm 2 pikë larg FK Baumit Jablonec që kryeson kampionatin. Edhe Bala po jep kontribut për këtë skuadër teksa është aktivizuar në 7 ndeshje të kampionatit duke shënuar 2 gola, plus pastaj edhe golin shumë të rëndësishëm që shënoi ndaj Atletiko Bilbaos për ndeshjen e Europa League.

www.shkodrasport.com