Njëri nga gjashtë golat që Hamdi Salihi ka shënuar për skuadrën e tij DC United në kampionatin amerikan, është përzgjedhur nga ana e faqes zyrtare të këtij klubi, si një nga më të bukurit e kësaj skuadre për vitin 2012. Themi kështu, sepse pikërisht në këtë faqe, janë 5 golat e zgjedhur, ndër të cilët edhe ai që sulmuesi shkodran ka shënuar më datë 2 maj në ndeshjen ndaj ekipit San Jose. Ka qenë një futje në zonë e Salihit dhe dërgimi i topit me majën e këpucës mbi portierin kundërshtar. Goli i tij do të konkurrojë me atë të Maicon Santos, Chris Pontius, De Rosarios dhe Branko Boshkoviçit. Votimi është i hapur dhe ai do zgjasë deri më 20 tetor, teksa vetë klubi do të përzgjedhë më pas në bazë të votave të marra edhe golin më të bukur për vitin 2012. Në këtë votim mund të marrin pjesë edhe tifozët shqiptarë dhe ata shkodranë. Mjafton një klikim në këtë adresë dhe gjithçka bëhet më e lehtë:http://www.dcunited.com/news/2012/10/vote-for-goal-of-the-year