Friday, May 29, 2026
FAQJA E PARE KRYESORETallja nga Atletiko Madrid me Barcelonën/ Publikon ofertat për Jamal, Pedri dhe...

Tallja nga Atletiko Madrid me Barcelonën/ Publikon ofertat për Jamal, Pedri dhe Rafinja: Bileta për Bad Bunny dhe fara luledielli

Atletiko Madrid është mërzitur duke dëgjuar zërat për transferimin e Hulian Alvarez te Barcelona dhe faktin se nga klubi katalanas është përfolur për oferta reale për argjentinasin. Ndaj klubi madrilen, është përgjigjur me një tallje epike në rrjete sociale.

Në Twitter u shfaqën me radhë postime për lojtarë që Atletiko kërkonte nga katalanasit. E para ishte për Lamin Jamal. “I kemi dërguar një faks Barcelonës me ofertën tonë të transferimit: 4 bileta për koncertin e Bad Bunny nesër, një abonim vjetor në ABC dhe një qese me fara luledielli. Presim me padurim përgjigjen e tyre për të përgatitur ‘njoftimin’”, ishte mesazhi i parë.

dfgfdggdfdgfgdfgdfdgf

Më pas ishte ajo e Pedrit. “Na kanë mbaruar biletat për koncertin e nesërm, kështu që po e përmirësojmë ofertën tonë të mëparshme me 6 bileta për të dielën”.

fhgfhgfhfghfhgfhghg
gfdfdgdfggdfgdfgdf

Në fund, e kishte radhën Rafinja. “Dhe për të përfunduar marrëveshjen 3-për-1, kemi bërë gjithçka: lojtari vjen i huazuar për një sezon dhe në këmbim, po i japim hua Tom Ford dhe Smith pa mundësi blerjeje. Një ofertë që nuk mund ta refuzosh”, shkruante klubi madrilen, i cili bëri një postim tjetër.

“Dhe mos harroni, na u deshën vetëm pesë minuta për të krijuar këtë mashtrim. Jetojmë në një epokë ku realiteti mund të shtrembërohet. Mos besoni gjithçka që shihni, veçanërisht nëse lidhet me Barçën”, ishte mesazhi i madrilenëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments