Bekim Balaj luan ndeshjen e parë dhe debuton me fitore në ligën e parë turke. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare luajti nga minuta e parë në triumfin 1-2 që Boluspor luajti në transfertë ndaj Kocaelispor.
Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajtën edhe Bregu e Roshi që përbën 3-shen sulmuese të skuadrës së Boluspor. Bregu luajti për 68 minuta, Balaj për 85 minuta, ndërsa vetëm Roshi e mbylli takimin deri në fund.
Golat e fitores për Boluspor u shënuan nga Bayram dhe Kacar, ndërsa Akanbi ngushtoi rezultatin në 1-2. Me këtë fitore, Boluspor u ngjit në vendin e 10-të me 27 pikë dhe është 9 pikë larg zonës së “play off”.
Nga Balaj padyshim qe pritet shume dhe si rrjedhoje ne ndeshjet e ardhshme me shume siguri qe shume shpejt do te vijne edhe golat.