Bekim Balaj ishte autori I golit të parë ndaj Andorrës. Sulmuesi shkodran shënoi që në minutën e 6-të, por goli I tij nuk vlejti që skuadra të dilte më 3 pikë. Në fund të ndeshjes për “Supersport”, Balaj deklaroi:
“E dinim sat ë vështira janë këto ndeshje. Nuk duhej ky hap fals në shtëpi, por mendoj se ndeshja mirë dhe kjo ishte ajo që na duhej. Të vjen keq që marrin gola ndaj një ekipi ndaj një skuadre si Andorra.
Nuk mund të them që shënoj gjithmon, por jap maksimumin, por atë e vendos trajneri se kush luan apo jo. Në fillim të ndeshjes ishte sistemi I lojës dhe nuk na mungoi kontrolli I lojës pasi e dinim se topin do e mbanin ne, por në metrat e fundit Andorra po mbrohej. Barazimi 2-2 lë vend për diskutim pasi të gjithë duhet të bënim më shumë.
I lamë shumë hapësira prapa pasi mendonim se do të ishim të sigurt prapa, por ata arritën të shënonin në dy rastet që kishin. Mund të them që në mbrojtje në të gjithë këto ndeshje kemi treguar siguri në mbrojtje dhe nuk e mendonim që do të na shënonin dy gola, por normal që ka vend për përmirësim”- raporton newsport.al.