Veleçiku do te vijoje sot rrugetimin e tij drejt kategorise se pare. Pasi ka mbyllur dy fazet e para te kampionatit shume te suksesshme duke u renditur ne vendin e dyte, tani do te kerkoje arritjen e objektivit te tij permes ndeshjeve te fazes play-off.

E para do te jete pikerisht sot pasdite ne oren 15.00. Koplikasit do te presin ne fushen sportive te kompleksit “Duli” ekipin e Naftetarit dhe padyshim qe objektivi i vetem do te jete fitorja.

Per kete ndeshje, rregullorja e FSHF-se favorizon se tepermi Veleçikun i cili duke qene i renditur i dyti, ka fituar te drejten qe kete ndeshje ta luaje jo vetem ne fushen e tij, por edhe ne rast barazimi pas 90 minutash, do jete serish ai qe do te kualifikohet.

Megjithate trajneri Smajli dhe futbollistet e tij padiskutim qe do te kerkojne vetem fitoren, per te rikonfirmuar edhe njehere tjeter formen e mire qe po kalojne teksa ne 10 ndeshjet e fundit te kampionatit kane bere nje paparaqitje shume te mire.

Ne rast fitoreje dhe kualifikimi ndaj Naftetarit, ne turin tjeter, Veleçiku do te ndeshet me fituesin e çiftit Valbona- Sopoti, ne nje fushe asnjanese qe do te caktohet nga Federata. Ne rast fitoreje edhe te atij takimi, atehere per koplikasit do te kete edhe nje ndeshje te fundit, ndaj skuadres qe do te renditet ne vendin e 9-te ne kategorine e pare dhe ne rast fitoreje serish, atehere ata do te ngjiten nje kategori me lart. Rrugetimi per kete gje, nis pasditen e sotme…/SHKODRA-SPORT.COM/