Sulmuesi shkodran Bekim Balaj duket se po i rikthehet momenteve te tij me te mira dhe kete po e tregon edhe ne ndeshjen miqesore qe eshte duke zhvilluar se fundmi ekipi i tij Akhmat.
Ky i fundit ka luajtur nje ndeshje miqesore sot perballe ekipit korean Suon Blluuings i cili ka arritur te fitoje me rezultatin 2-1 ne kete takim dhe golin e vetem per ruset e ka shenuar pikerisht sulmuesi i kombetares shqiptare.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0 për Suonin, ndërsa sulmuesi i kombëtares ka shkurtuar shifrat në minutën e 68-të. Shkodrani ka shfrytëzuar një kros të bukur dhe me kokë ka tundur rrjetën e portierit korean.
Pas një minute kundërshtarët kanë mbetur me një lojtar më pak, por Akhmati nuk ka arritur të gjejë golin e barazimit, duke e humbur këtë miqësore.
E rendesishme eshte qe Balaj te kape formen e duhur sepse tashme dalengadale po afrojne edhe ndeshjet zyrtare te kombetares shqiptare dhe ai duhet te jape kontributin e duhur per te.