Ekipet e Akademisë Shkodra, U-14 dhe U-15 kanë arritur dy fitore me mjaft vlerë ndaj ekipeve rrespektive të Dinamos, në ndeshjet e vlefshme për javën e tetë të kampionatit.

Kështu, Shkodra U-15 ka fituar me rezultatin 1-5 ndaj këtij kundërshtari. Tre gola në këtë takim mbajnë firmën e sulmuesit Serxho Prendi, ndërsa dy të tjerët kanë patur për autorë Vulajn dhe Bajraktarin. Me këtë fitore, ky ekip është ngjitur në kuotën e nëntë pikëve, duke qenë në vendin e nëntë të renditjes.

Emocione ka patur edhe takimi i 14-vjeçarëve të Shkodrës. Në këtë ndeshje, të parët kanë kaluar në avantazh shkodranët me anë të golave të Halilit dhe Markut, duke bërë që pjesa e parë të mbyllet në favor të tyre me rezultatin 0-2. Në të dytën, do të vinin edhe pesë gola të tjerë për shkodranët, me autorë Markun për të dytën herë, Gucijën me një tripletë dhe Vajushin. Ndërkohë, edhe Dinamo arriti të shënojë dy gola, por që vlejnë thjesht sa për statistikë.

Përfundimisht, 2-7 për Shkodra U-14. Ky ekip me këtë fitore është ngjitur në kuotën e 12-pikëve pas gjashtë ndeshjesh të luajtura deri më tani, duke qenë në vendin e pestë të tabelës së renditjes. Një nisje mjaft e mirë e kampionatit prej Shkodra U-14 që me siguri do të vazhdojë e tillë edhe në të ardhmen. /Maringlen ZHIVANI/

U-14: Dinamo-Shkodra 2-7

Golat për Shkodra U-14: Halili, Marku (X2), Gucija (X3), Vajushi

Formacioni i Shkodra U-14: Demiraj, Muça, Gucija, Halili, Sukaj, Vajushi, Pllaca, Gshtëja, Kukaj, Prendi, Marku (u aktivizuan: Ulaj, Yilmaz) Tr: Luigj Ograja

U-15: Dinamo-Shkodra 1-5

Golat për Shkodra U-15: Vulaj, Prendi (X3), Bajraktari

Formacioni i Shkodra U-15 (4-4-2): Mlloja, Pishtari, Vulaj, Darçaj, Dukaj, Prendi, Vulaj, Sheqi, Fikaj, Boka, Vajushi (u aktivizuan: Hoti, Bajraktari) Tr: Alket Beqiri