Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLBekim Balaj nga Austria: Jam i shqetësuar për babain dhe motrën në...

Bekim Balaj nga Austria: Jam i shqetësuar për babain dhe motrën në Itali

Bekim Balaj ka folur për situatën në të cilën gjendet në Austri, ndërsa ka treguar shqetësimin e tij për babain dhe motrën që jetojnë në Itali. Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Supersport, sulmuesi i kombëtares shqiptare deklaroi:

“Jam në merak për babai është në Itali së bashku me motrën që jeton në Rimini. Unë kam bërë stërvitje individuale në një park afër shtëpisë, por edhe atë po e mbyllin.

Kam marrë një program individual dhe po përgatitem vetë. E rëndësishme është që të kalojmë këtë situatë sepse mbi të gjitha është jeta.

Kam folur me të gjithë, sidomos me babin dhe motrën që janë momentalisht në Itali. E kalojmë kohën duke luajtur edhe “Ludo King”.

Sa i përket kualifikimit të Shqipërisë, jam i bindur që e merituam atë kualifikim. Bëmë shumë mirë sepse ishin shumë ndeshje”, përfundoi ai./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments