Wednesday, January 28, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBekim Balaj shënon edhe në Kupë, Shturm Grac kalon turin

Bekim Balaj shënon edhe në Kupë, Shturm Grac kalon turin

Pak ditë më parë, Bekim Balaj linte shenjë në fitoren e Shturm Grac në kampionatin austriak duke u kthyer te goli që i mungonte prej një muaji. Sot, sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka gjetur golin edhe në Kupën e Austrisë, duke ndihmuar klubin e tij të kalonte turin përballë Kapfenberg.

Sumlmuesi shqiptar ishte titullar në sfidën e sotme dhe në fillimin e pjesës së dytë u bë protagonist duke nisur aksionin e golit të avantazhit të shënuar nga Despodov.

Ai qëndroi në fushën e lojës deri në mbyllje të ndeshjes, duke ndihmuar edhe në mbrojtje për të ruajtur këtë rezultat dhe në shtesën e takimit, një insistim i tij solli edhe golin e dytë.

Balaj detyroi një mbrojtës kundërshtar që të humbte topin nga nxitimi dhe i vetëm para portierit dërgoi sferën në rrjetë për të çuar shifrat në 2-0 e vulosur fatin e kësaj ndeshje dhe kaluar ekipe e tij në çerekfinale. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments