Futbolli në Shqipëri është ndalur pasi Liga Profesioniste ka bojkotuar nisjen e sezonit, duke parashtruar katër kërkesa ndaj Qeverisë. Ligji I Sponsorizimeve, falja e kamatvonesave dhe TVSH e reduktuar janë disa nga pikat e kërkuara.

Sot, Liga Profesioniste është hedhur në sulm edhe pse u vendos heshtje për mediet, duke publikuar një video të Bekim Balajt që I bën thirrje Qeverisë për vëmendje ndaj sportit, pasi sipas sulmuesit kuqezi futbolli është krenari Kombëtare.

“Futbollin e kemi krenari Kombëtare dhe tani më shumë se kurrë duhet t’I gjiendemi pranë. I bëj thirrje qeverisë që t’I hedhë sytë më shumë nga futbolli”, shprehet Balaj.

Perpos Balajt, pritet qe edhe figura te tjera te njohura te futbollit te dalin ne krah te Liges duke i kerkuar Qeverise plotesimin e kerkesave te saj sepse mbi te gjitha nga kjo perfiton futbolli shqiptar.