Diten e shtune do te startoje kampionati i kategorise se pare ne futboll, kampionat i cili pritet te jete me i bukuri dhe me i rivalizuari i gjithe ketyre viteve, kjo nisur edhe nga emrat e medhenj qe do te jene pjese e tij si Dinamo, Skenderbeu, Flamurtari.
Por pjesmarrese do te jete edhe Beselidhja, skuadra e cila i ka dhene tonin kampionatit te kesaj kategorie prej vitesh duke qene shpeshhere dhe pretendente e shume prane ngjitjes ne kategorine Superiore.
Lezhjanet prej kohesh kane nisur pergatitjet per sezonin e ri dhe trajneri Bruka kohet e fundit e ka plotesuar skuadren edhe me disa futbolliste shkodrane si Klejdi Dibra, Samet Hepaj e ndonje tjeter. Bashke me ta do te jete edhe Arlendo Dodani.
Mesfushori 23 vjeçar qe me perpara ka qene edhe pjese e Vllaznise U21, ne sezonin e kaluar ka luajtur me Murlanin ne kategorine e dyte, ndersa kete sezon ka zgjedhur te luaje me Beselidhjen. Ai e ka bindur stafin teknik te kesaj skuadre dhe tashme do te mundohet te tregoje vlerat e tij.
Shtatelarti bjond konsiderohet nje perforcim i rendesishem per Beselidhjen, pikerisht ne momentin kur asaj i jane larguar disa prej titullareve dhe prandaj do te kete per detyre te zevendesoje te larguarit ne repartin e mesfushes./SHKODRA-SPORT.COM/