Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBekim Balaj titullar për Ahmat. Nuk ka gol për të por vetëm...

Bekim Balaj titullar për Ahmat. Nuk ka gol për të por vetëm karton të verdhë

Ahmat Grozni ka pësuar një humbje që zor ndonjë në atë ekip di ta shpjegojë. Skuadra e Berishës, Roshit dhe Balajt e pa veten në avantazh në të 39′, por në fund doli pa pikë ndaj Arsenal Tula, pasi ndeshja u përmbys në 3-1.

Ivanov shënoi në minutën e 39-të për Ahmat Grozni dhe pjesa e parë u mbyll 0-1. Balaj e Roshi, titullarë, u ndëshkuan me kartonë të verdhë, ashtu si Berisha në pjesën e dytë. Arsenali nga minuta e 41-të luajti me një lojtar më pak.

Edhe pse ndodhi kështu, Xhorxheviç dhe Bahlt, për pesë minuta (53′ dhe 58′) shënuan dy gola dhe nxorën duarbosh Ahmat Groznin e shqiptarëve.

Sulmuesi shkodran u zëvendësua në minutën e 56-të, kurse Berisha në të 68′. Roshi qëndroi në fushë deri në fund të takimit, që u mbyll me rezultatin 3-1 në favor të Arsenal Tula.

Lesovoi në shtesë realizoi edhe golin që u preu shpresat lojtarëve të Ahmat Grozni./sport-ekspres/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments