IFAB (organizata që merret me ndryshimet në rregulloren e futbollit) ka ndryshuar rregullat e lojës, të cilat hyjnë në fuqi që nga 1 korriku i vitit 2023.

Një ndër këto ndryshime ka të bëjë me penalltitë. Sipas tyre portieri nuk do të jetë në gjendje të lëvizë në përpjekje për të shpërqendruar futbollistin që do të godasë nga 11 metërshi.

Një ndër portierët që ka reaguar është ai i Milanit dhe Francës, Majk Maingan. Përmes një postimi në Twitter ai ironizon duke thënë se:

“Rregullat e reja të IFAB për penalltitë në 2026: Portierët do të duhet të rrinë me kurriz kur gjuajnë. Në rast të një pritjeje, do të quhet një goditje e lirë indirekte”, shkruan Maingan.