Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave ne kuadrin e pergatitjeve per eliminatoret, do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Kenias më datë 11 prill.

Lajmin e ka dhënë Federata Keniane e Futbollit, e cila njofton përballjen me Kombëtaren shqiptare në Tiranë. Kjo do të jetë ndeshja e parë ndërkombëtare për Kenian pas më shumë se një viti, pas pezullimi që kjo përfaqësuese mori nga FIFA.

Kenianet do të grumbullohen që më 30 mars për këtë miqësore, ndërsa më 8 prill do të nisen drejt Shqipërisë. Vajzat kuqezi të trajnerit Armir Grima, pozicionohen në vend të 72-të në renditjen e FIFA-s, ndërsa Kenia qëndron në vend të 149-të.

Siç dihet, baza e kombetares shqiptare jane disa futbolliste te Vllaznise te cilat pritet ta udheheqin kombetaren tone ne ndeshjet e saj te ardhshme per arritjen e te tjera rezultateve pozitive.