Ndonese me nje trajner- lojtar ne pankine, ndonese vinte pas dy humbjesh me skuadrat e vendeve te fundit te renditjes, Vllaznia e basketbollit te meshkujve “i ka treguar dhembet” sonte ekipit kryesues te kampionatit- Tiranes.
Ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, ekipi i drejtuar nga trajneri Damian Bekteshi ka fituar me rezultatin 82-63.
Ka qene nje takim i dominuar thuajse gjate gjithe kohes nga shkodranet qe kane bere nje performance te mire. Trajneri Bekteshi kete here u ka dhene me shume besim edhe dy basketbollisteve te tjere shkodrane, pikerisht Rakajt e Memçajt dhe ata ia kane shperblyer duke zhvilluar nje takim shume te mire.
Pjesa e pare eshte mbyllur me rezultatin 39-31 ne favor te Vlaznise. Ajo e ka dominuar edhe perioden e trete, por ne fillimin e se katertes per pak sekonda eshte Tirana qe udheheq 61-60, por vetem kaq.
Trepikeshat e Shestanit, Rakajt, Tommer por edhe Dobss, i kane kthyer avantazhin Vllaznise qe erdhi duke e thelluar ate dhe ne fund jane fiksuar shifrat 82-63.Nje ndeshje qe tregoi se nese shkodranet luajne si sonte, mund te mundin kedo./SHKODRA-SPORT.COM/