Atalanta ka humbur me shifrat 1-3 përballjen kundër Napolit, duke qenë kështu edhe më larg zonës së Ligës së Kampionëve. Përpos përpos rezultatit, një tjetër humbje për bergamaskët ishte edhe Berat Gjimshiti.

Mbrojtësi shqiptar është larguar nga fusha pas një dëmtimi në minutën e 62-të. Në intervistën e dhënë për mediat pas përfundimit të përballjes, Gasperini është shprehur se Gjimshiti do të mungojë për ndeshjen e së enjtes kundër Lajpcigut pasi ka probleme me shpatullën.

“Renditja është njësoj, nuk është sezoni i duhur për të shkuar në Ligën e Kampionëve. Kemi luajtur disa ndeshje të vlefshëm me emrat e mëdhenj.

Gjimshiti? Nuk mendoj se është e mundur ta shohim në fushë të enjten. Atij i doli shpatulla. Duhet ta shohim se si është”, ka thënë Xhan Piero Gasperini.