Është mbyllur në barazim 2-2 sfida mes Granadas dhe Rayo Vallecanos, e luajtur në kuadër të javës së 30-të të La Liga.

Në këtë sfidë kishte edhe një derbi shqiptarësh, pasi përballë njëri-tjetrit viheshin Myrto Uzunit dhe Ivan Balliu.

Skuadra mike bëri një pjesë të parë shumë të mirë, teksa do ta mbyllte këtë pjesë në avatazhin e dyfishtë pasi Alejandro Catena dhe Sergio Guardiola do të ndëshkonin skuadrën vendase.

Vetëm 6 minuta pasi filloi pjesa e dytë, ekipi i Balliut mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Santi Comesana, moment ku do të ndryshonte edhe fatin e ndeshjes.

Uzuni do të hynte në fushën e lojës në minutën e 61-të dhe menjëherë do të ishte protagonisti kryesorë në golin e parë të shënuar nga skuadra e tij, pasi krosoi saktë për Jorge Molina.

VAR-i i erdhi në ndihmë ekipit vendas, që fitoi një penallti në minutën e tretë shtesë. Luis Milla u tregua i saktë 90+4, teksa Granada tentoi edhe golin e fitores, por Machis gaboi i vetëm përballë portierit kundërshtar, ndërsa Molina u ndal nga traversa.