Diten e sotme ne media ka patur nje akuze te forte te presidentit te Teutes ne basketboll Arqile Gorea i cili shprehej se ndeshja e luajtur dy dite me pare ne Shkoder ndaj Vllaznise ka qene e trukuar nga arbitrat.

Nje akuze e rende, teksa numri 1 i basketbollit durrsak fajesonte serish drejtuesit e Federates per keto problematika qe vazhdojne te jene prezent ne kete sport dhe askush nuk po i jep zgjidhje, ndonese ka patur edhe ndryshime ne strukturen e ketij institucioni.

Por nderkohe, ne lidhje me keto akuza, gazeta “Shkodra Sport” ka kontaktuar edhe me trajnerin e Vllaznise Damian Bekteshi, i cili nuk ka dashur t’i kushtoje rendesi ketyre “budallalleqeve” dhe thenieve te Goreas qe nuk i ka per here te pare.

Bekteshi ne prononcimin e dhene per gazeten tone eshte shprehur shkurt: “Ne e kemir fituar ndeshjen ne fushe dhe kjo ka rendesi. Presidenti i Teutes pastaj sheh çfare don dhe si i leverdis per ta kthyer ne favorin e tij kete gje, por ne nuk na intereson”.

Kujtojme qe rezultati i ndeshjeve gjysmefinale ne mes ketyre dy ekipeve eshte 1-1 dhe ndeshja e trete do te zhvillohet diten e enjte ne Durres ndersa e katerta te dielen ne Shkoder. Kujtojme se ne finale shkon ekipi qe do te fitoje tre ndeshje nga pese te llogaritura per t’u luajtur./www.shkodrasport.com/