Vllaznia do te luaje te dielen ne Korçe ndaj Skenderbeun ndeshjen e rradhes per kampionat. Kuqeblute do te kene kundershtar nje ish- futbollist te tyrin, Belajdi Pusin. Ate qe ne fakt i shenoi edhe sezonin e kaluar, madje ne minutat e fundit te ndeshjes duke iu shkaktuar humbjen atyre.

Ne prag te ndeshjes se te dieles, Pusi ka folur per mediat teksa ka thene: “Gjithmone per mua Skenderbeu- Vllaznia ne keto sezone ka qene nje ndeshje ndryshe nga te tjerat. Takim i mbushur me emocione dhe nostalgji. Une jam rritur ne Shkoder dhe te Vllaznia si futbollist, e per kete i detyrohem shume klubit dhe qytetit tim.

Tani jam ne Korçe dhe mbroj ngjyrat e Skenderbeut, prandaj dua te bej me te miren per kete fanelle. Do te jete nje tjeter ndeshje specifike, ashtu siç kam perjetuar disa na karrieren time. E ndjej se edhe familjen do ta kem pjeserisht kunder”.

Sulmuesi shkodran ka folur per ecurine aktuale te Skenderbeut dhe per ndeshjen e se dieles duke shtuar: “Po kalojme nje moment delikat dhe kjo reflektohet ne pozicionin qe kemi ne tabele. Ndodhemi ne fund te klasifikimit, e per kete na lind nevoja qe te rikuperojme pike.

Vllaznia e ketij sezoni eshte nje ekip krejt tjeter. Shume i forte dhe kandidati kryesor per titullin kampion. Ka bere nje rrugetim mjaft te mire duke diktuar dhe dominuar. Per kete mendoj se titulli do te kthehet ne Shkoder. Por ne ndeshjet e fundit skuadra nuk ka treguar stabilitet prandaj them se ky eshte momenti me i mire qe ne te perballemi me Vllaznine. Duhet ta shfrytezojme kete moment te saj dhe po ashtu edhe mungesat qe ajo do te kete”./SHKODRA-SPORT.COM/