✍️ Shkruar nga Gjergj KOLA

Sulmuesi shkodran Belajdi Pusi vazhdon të shkëlqejë në futbollin rus me ekipin e tij Fakel Voronesh që merr pjesë në kampionatin “Firts League” të këtij vendi. Edhe ditën e sotme ai ka bërë atë që di të bëjë më mirë, të dërgojë topin në rrjetën e portës kundërshtare.

Si rrjedhojë në ndeshjen e rradhës për kampionat kundër Spartak Kostroma, ai ka shënuar dy herë duke e ndihmuar Fakel që të fitonte 3-2 dhe ai vazhdon të jetë në krye të renditjes me 39 pikë bashkë me Ural.

Pusi ka shënuar fillimisht golin e parë të ndeshjes në minutën e 41-të duke zhbllokuar shifrat dhe më pas në minutën e 64-të edhe golin e tretë për skuadrën e tij.

Me dy golat e sotëm, ish- sulmuesi i Vllaznisë është ngjitur në kuotën e 10 golave të shënuar në këtë kampionat, në 18 ndeshje të luajtura dhe si rrjedhojë tashmë kryeson edhe renditjen e golashënuesve më të mirë të kampionatit, duke qenë në të njëjtën kuotë golash bashkë me David Karaev të ekipit Kamaz.