Dani Olmo vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij nëse do të qëndroj te RB Leipzig apo do të largohet gjatë verës.Mesfushori spanjoll është pjesë e klubit gjerman që tre vite dhe ka kontratë me Leipzig deri në verën e vitit 2024.

Klubi i ka ofruar rinovimin, por lojtari ende nuk është i vendosur për ta vazhduar kontratën apo për të bërë një hap para në karrierën e tij.

“Jemi ende në bisedime me RB Leipzig. Në javët e ardhshme do të dimë gjithçka sa i përket të ardhmes time”, ka thënë Olmo për Sky Sport.

Real Madrid, Barcelona, Bayern Munich, Tottenham Hotspur e Borussia Dortmund janë skuadrat që po kërkojnë transferimin e tij.

Në rast se Olmo nuk do ta vazhdoj kontratën, atëherë Leipzig do ta nxjerr në shitje pasi nuk duan ta humbasin falas pas një viti.

25-vjeçari këtë edicion në 29 ndeshje zyrtare ka realizuar pesë gola dhe ka asistuar në nëntë të tjerë në të gjitha garat me fanellën e Leipzig. /Telegrafi/