Skënderbeu zhvilloi ditën e sotme një miqësore ndaj Maliqit të Kategorisë së Dytë, duke triumfuar me rezultatin 3-1.
Në këtë sfidë, të zhvilluar një ditë pas asaj me Partizanit në kampionat, trajneri Ilir Daja, iu ka dhënë minuta, lojtarëve që u aktivizuan pak,
atyre që qëndruan në stol, si dhe futbollistët e afruar së fundmi në merkato, bëhet fjalë për sulmuesin shkodran Belajd Pusi dhe Niko Zisi.
Shkodrani gjeti dhe rrugën e rrjetës në përballjen e sotme, ndërkohë që Esien dhe Muja ishin autorët e 2 golave të tjerë. Ndërkohë për skuadrën e Maliqit, golin e vetëm e realizoi Arlind Xaka.