✍️ Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Karriera e Belajdi Pusit po ngjitet me ritme të shpejta. Sulmuesi shkodran, që aktivizohet me Fakel Voronezh në Ligën e Dytë Ruse, i është rritur ndjeshëm vlera në merkato, duke kaluar nga 450-mijë euro në plot 800-mijë euro.
Kjo rritje vjen si rezultat i paraqitjeve të tij shumë të mira në javët e fundit, ku Pusi është bërë element kyç në repartin ofensiv të Fakelit. Golat, assistet dhe impakti në lojë po e shndërrojnë 26-vjeçarin në një nga sulmuesit më të ndjekur shqiptarë jashtë vendit.
Klubi rus duket se ka besim të madh te shkodrani, i cili po fiton vazhdimisht vlerësime në Rusi. Me këtë ritëm, pritet që vlera e tij të vijojë të rritet edhe më tej, teksa edhe interesimi për profilin e tij pritet të shtohet në sesionin e ardhshëm të merkatos.
















