Agjensia e menaxhimit te futbollisteve me qender ne Shkoder “SBF” ka zyrtarizuar mbremjen e sotme nje tjeter futbollist qe eshte bere pjese e saj. Ne fakt kane qene drejtuesit e kesaj agjensie qe e kane sjelle ate ne Shqiperi.
Behet fjale per nje lojtar nga Kosova, i datelindjes 2002, pra 21 vjeç, i cili prej fillimit te ketij sezoni eshte bere pjese e ekipit te Laçit me te cilin ka firmosur nje kontrate trevjeçare.
Kryeziu eshte nje lojtar qe luan si mesfushor qendre dhe eshte formuar ne Akademi te ndryshme ne mes Sllovenise dhe Italise. Ne kete te fundit, ai ka qene pjese e Torino U19, nderkohe qe sezonin e kaluar ka qene e ekipit slloven Maribor.
Tek Laçi po spikat me paraqitjet e tij teksa ka qene titullar i padiskutueshem ne 11 ndeshjet e deritanishme. Vlera e tij ne treg aktualisht eshte 200 mije euro, por me keto paraqitjet e tij me shume siguri vlera e tij do te rritet shume shpejt.
“SBF Football Agency” natyrisht qe beson ne aftesite e ketij lojtari te cilin tashme edhe zyrtare e ka pjese te saj./SHKODRA-SPORT.COM/