Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE SPORT I HUAJBelgjika zhbllokohet në të dytën, Lukaku vulos fitoren me një puthje

Belgjika zhbllokohet në të dytën, Lukaku vulos fitoren me një puthje

Pas një pjese të parë të dobët, Belgjika ka shpërthyer pas pushimit duke mposhtur bindshëm Panamanë me rezultatin e pastër 3-0.

Belgët e kishin shumë të vështirë të shënonin golin që do t’u lehtësonte punën teksa Panama luante ndeshjen e parë të historisë së saj në Kupën e Botës.

Mundësitë për të shënuar nuk munguan, por Mertens me shokë nuk ishin të qetë dhe mbase e kishin nënvlerësuar më shumë sesa duhej sfidën ndaj një ekipi inferior.

Por pas pushimit belgët u futën me një mentalitet tjetër, ishin më agresivë dhe më kreativë, dhe kjo u pa te goli i parë.

Pas një aksioni të bukur, topi shkon te Dries Mertens i cili me një goditje fantastike me të parën ka arritur të zhbllokojë rezultatin.

Pas tij ishin dy golat e Romelu Lukaku-t që vulosën tre pikët e para për Djajtë e Kuq.

Ra në sy loja e bukur e evropianëve në pjesën e dytë pas golit të parë, Hazard dhe De Bruyne ishin gjatë gjithë kohës të rrezikshëm dhe me siguri ky është vetëm fillimi për djemtë e Martinez.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments