Vllaznia e ketij sezoni ka bere mire deri tani dhe kuptohet qe ka bere per vete edhe shume prej ish- futbollisteve te kesaj skuadre. I rradhes qe flet mire per ecurine dhe ne veçanti per trajnerin e saj, eshte ish- mesfushori Amarildo Belisha.

Ai ka qene i ftuar ne emisionin “Sport Show” nw TV1 Channel teksa eshte ndalur tek futbolli shqiptar ne teresi, tek Vllaznia, por edhe merkatoja qe ajo ka zhvilluar.

“Futbolli ne pergjithesi eshte ne regres. Qe tek futbolli i moshave verehet mangesite qe jane. Pastaj kalon tek te rritur, tek menaxhimi ku vazhdon serish e njejta “semundje” e vjeter. Pereseri ne keto ujra nuk ka nje strategji, asnje ekip ne Shqiperi nuk ka strategji afatgjate.

Sipas mendimit tim merkaton me te mire Vllaznia e ka bere me trajnerin qe ka marre. Eshte nje trajner i pergatitun, me kembe ne toke, eshte njeriu i duhur qe ka ardhur ne Shkoder, pas shume e shume vitesh.

Per pjesen e merkatos kemi patur probleme. Nje futbollist qe luan 10 vite ne Superlige, nuk mund t’i thuash hajde te te shohim ne prove. Per kete gje e kam kritikuar klubin kur ka dyshime per nje “x” lojtar. Pse duhet me i zvarrite”- ka thene Belisha.