Prej disa ditesh mungon ne stervitje me ekipin e Vllaznise dhe ne fakt ne klubin shkodran askush nuk e di me saktesi se cili eshte shkaku i kesaj mungese, teksa zera te ndryshem bejne te ditur se ai ka pesuar nje demtim te rende gjate qendrimit ne vendin e tij per festat e fundvitit.

Behet fjale per mbrojtesin e kombetares ugandeze Godrey Walusimbi i cili nuk eshte paraqitur ne stervitje me kuqeblute. ne lidhje me kete çeshtje, administratori i klubit Suad Lici eshte pyetur nga “Panorama Sport” dhe ai eshte pergjigjur:

“Ne jemi ende në pritje që Godfrej të kthehet në Shqipëri dhe t’i bashkohet ekipit në stërvitje. Me të jemi treguar korrekt në gjithçka. Unë personalisht nuk kam pasur asnjë kontakt me këtë lojtar, pasi është vetë drejtori sportiv (i referohet turkut Engin Firat) që po merret me këtë çështje”.

Pyetja qe lind eshte nese Vllaznia do te marre masa ndaj ketij lojtari dhe Lici shton: “Si zyrtar klubi, unë mund të them vetëm kaq, mosparaqitja në kohë shoqërohet me sanksione dhe masa administrative.

Rregullorja është e qartë dhe e njëjtë për këdo. Shpejt do të marrim edhe një vendim për të e do të kemi dhe do të dalim me një deklaratë zyrtare”.
www.shkodrasport.com