Në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e botërorit “Katar 2022”, Franca “ngeci” në barazim ndaj Bosnje Hercegovinës. Ylli i Real Madridi, Karim Benzema pas takimit doli në konferencë për shtyp për të folur rreth ndeshjes, por nuk mundi t’i shpëtonte pyetjes rreth transferimit të Kylian Mbappe te klubi madrilen.

31-vjeçari theksoi se ylli i PSG do të luaj për Realin një ditë, e po të ishte në dorën e tij ai tashmë do të ishte në kryeqytetin spanjoll.

“Mbappé dhe unë e kuptojmë njëri-tjetrin shumë mirë, brenda dhe jashtë fushës, dhe është e qartë se do të doja që ai të ishte me mua në Real Madrid, klubi më i mirë në botë, por ju duhet ta respektoni klubin e tij. Jam i sigurt se një ditë ai do të luajë për Madridin.

“Mbappé është një lojtar që do të luajë për Real Madridin një ditë ose një tjetër. Ne shkojmë shumë mirë. Nëse do të ishte në dorën time, ai do të ishte me mua sot në Madrid”, përfundoi francezi.

Real Madridi pas shumë tentativash nuk arriti dot të nënshkruante me 22-vjeçarin gjatë kësaj merkatoje verore, pasi drejtuesit e PSG ia “leen” të gjitha ofertat stratosferike, duke marrë përsipër kështu riskun për ta humbur me parametra zero verën e ardhshme.

“Galaktikët” do të tentojnë ta mbyllin këtë operacion që në janar, duke nënshkruar një para-kontratë me Mbappe për ta bërë gjithçka më të lehtë në verë.