HomeKRYESOREBerat Gjimshiti në qendër të merkatos, klubi anglez paraqet ofertë zyrtare për...

Berat Gjimshiti në qendër të merkatos, klubi anglez paraqet ofertë zyrtare për mbrojtësin

Pas Milanit dhe Ajax, një tjetër klub evropian interesohet për shërbimet e mbrojtësit të Atalantas, Berat Gjimshiti.

Bëhet fjalë për klubin e Fulham në Premier League, të cilët ia kanë vënë syrin futbollistit të kombëtares shqiptare.

Sipas medieve italiane, drejtuesit e klubit anglez, kanë bërë edhe ofertën e parë zyrtare për Gjimshitin.

Plot 19 milionë euro i ka ofruar Fulham ekipit të Atalantës për kartonin e 27 vjeçarit. Ndërsa mbrojtësi shqiptar i kanë ofruar një pagë prej 2.5 milionë eurosh. Mbetet për t’u parë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments