Leçe është skuadra e sapongjitur në Serinë A bashkë me Breshan dhe ka nisur të mendojë për paraqitje sa më pozitive në elitën e futbollit italian.

Skuadra me histori i ka kthyer sytë nga portieri i Kombëtares, Etrit Berisha dhe është vënë në garë me ekipin e Spalit për të tentuar që të jenë bindës për gardianin kuqezi dhe për vetë skuadrën bergamaske, e cila është e bindur për të mos e lënë të lirë pa 3 milionë euro.

Siç raportojnë mediat italiane, Berisha nuk do ta ketë shumë të gjatë tek Atalanta, pasi me shumë mundësi do të shitet gjatë verës.