Besart Berisha vazhdon të mahnitë në Australinë e largët teksa në ndeshjen e sotme ia doli t’i dhuronte fitoren 2-3 skuadrës së tij, Uestern Junajtid. Këta të fundit luanin në transfertë ndaj Melburn Viktori, ndërsa kishin pësuar golin e parë.

Mirëpo, Berisha fillimisht dhuron një asist dhe më pas për pesë minuta shënon një dopietë falë asisteve të italianit, Diamanti. Një trepikësh ky që e ngjit Uestern Junajtid në vendin e shtatë me 11 pikë, teksa për Berishën ky ishte goli i pestë në shtatë takime.

Kështu, 35-vjeçari vazhdon të tregojë nuhatjen e tij për golin, ndërsa është shndërruar në një nga më të mirët në historinë e futbollit Australian. /VipSport/