HomeKRYESOREBerisha shkëlqen në kampionatin italian, përzgjidhet mes më të mirëve dhe lë...

Berisha shkëlqen në kampionatin italian, përzgjidhet mes më të mirëve dhe lë pas krahëve… Milanin

Etrit Berisha bëri një lëvizje në merkaton e verës duke u larguar nga Atalanta për të firmosur me SPAL-in. Gardiani i Kombëtares shqiptare është kthyer te skuadra e SPAL-it një nga më të rëndësishmit e skuadrës dhe po mundohet të ndihmojë ekipin për të mbijetuar e shpesh herë ka marrë vlerësime maksimale për paraqitjet e bëra dhe pritjet e shumta.

Këto paraqitje kanë bërë që Berisha të përfshihet në “Top 20” me 20 futbollistët më të mirë të kampionatit. Natyrisht që ky është një vlerësim i madh për portierin që e mbyll këtë dekadë mes më të mirëve të kampionatit duke qenë ndër më të dalluarit në fushë.

Në sy bie fakti se shumica e futbollistëve në grupin e më të dobëtëve bëjnë pjesë te Milani dhe te Sampdoria. Paraqitjet e këtyre skuadrave këtë sezon, kanë qenë tepër negative dhe në këtë mënyrë, janë përfshirë në grupin me futbollistët më të dobët. /VipSport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments