Ne fitoren 2-0 ndaj Egnatias, ai ka lene gjurme duke shenuar golin e dyte, ate qe vulosi trepikeshin per Skenderbeun prandaj dhe Elvi Berisha ndjehet mire.
Per me teper qe gjeti golin pas disa javesh mungese dhe ne nje prononcim per RTSH Sport deklaroi se ky gol do ta ndihmoje per vazhdimesine teksa do te synoje te shenoje edhe gola te tjere per ta ndihmuar skuadren korçare.
Nderkohe sulmuesi 22 vjeçar eshte pyetur edhe ne lidhje me ndeshjen e rradhes, ate qe Skenderbeu do te luaje diten e diele ne Shkoder ndaj Vllaznise, per te cilen eshte shprehur:
“Fitorja ndaj Egnatias do te na jape krahe edhe per ne vijim. Sa i takon perballjes me Vllaznine, kuptohet qe eshte nje ndeshje e veshtire, megjithate ne e shohim si ndeshje rradhe dhe do te shkojme ne Shkoder per te bere me te miren.
Mendoj se duhet te besojme me shume tek vetja dhe te synojme fitoren ndaj çdo ekipi, duke vijuar qe ne ndeshjen e se dieles me Vllaznine”./SHKODRA-SPORT.COM/