Chelsea pagoi 53 milionë euro për ta transferuar dhe tani do të heqë dorë prej tij. Timo Werner do të rikthehet në Bundesliga.

Marrëveshja me Leipzig është thuajse e mbyllur dhe javën e ardhshëm do të konkretizohet gjithçka.

Sulmuesi kishte shprehur gatishmërinë të përgjysmonte pagën vetëm që të kthehej te “Demat”, për të qenë sërish i rëndësishëm.

Werner u lakua edhe si një objektiv i Juventusit në Serie A, ndërkohë që u përmend edhe Real Madrid si një opsion.