Futbolli i moshave ne Itali vijon te na dhuroje emra te rinj te cilet per momentin po spikasin ne Akademi te ndryshme, por me siguri qe shume shpejt do ju degjohet emri edhe me lart. I rradhes per te cilin do te shkruajme sot eshte Aron Kraja.

E kemi fjalen per nje futbollist vetem 12 vjeç, per te cilin ne fakt po flitet shume. Diten e djeshme ai ka rinovuar me Akademine e Xhenoas dhe mediat prane ketij klubi i kane kushtuar nje vemendje te madhe si nje prej elementeve me te rendesishem te ekipit U13.

Kraja eshte bashkuar vitin e kaluar me Akademine e Xhenoas duke ardhur nga Virtus Sanremo dhe ne kete vit jo vetem qe nuk ka zhgenjyer askend, por i ka bere per vete te gjithe dhe si rrjedhoje, klubi i njohur italian diten e djeshme ka rinovuar kontraten me te.

I datelindjes 2010, ai po spikat ne futbollin italin dhe me shume mundesi shpejt do ta shohim duke spikatur edhe ne nivele me te larta. Drejtuesit e Akademise se Xhenoas kane shume besim ne aftesite e ketij lojtari dhe jo me kot duan ta mbajne sa me gjate ne rradhet e tyre ndonese nuk ka munguar edhe interesimi i ekipeve te tjera qe duan te marrin sherbimet e tij.

Megjithate te pakten edhe per sezonin qe vjen, Aron Kraja do luaje ne Xhenoa ku do te vazhdoje te shfaqe vlerat e tij me te mira ashtu siç ka bere deri me tani, por kuptohet qe me kalimin e viteve, rritet edhe me shume pergjegjesia sepse tashme syte e te gjithe jane te fokusuar tek ai.
Gjergj KOLA