Isco nuk largohet nga La Liga. Pasi i dha fund aventurës 9-vjeçare me Realin e Madridit, skuadër me të cilën fitoi plot 19 trofe, ku bien në sy pesë Champions League, fantazisti nga Malaga është transferuar te Sevilla.

Një afrim pa kosto dhe përforcim fantastik për skuadrën e Julen Lopeteguit, ndërkohë që 30-vjeçari, për të cilin u përfol edhe për një kalim në Serie A, do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin andaluzian.

Isco do të zbarkojë të hënën në Sevilla për të kryer testet mjekësorë dhe më pas do të hedhë firmën mbi kontratën e re.