Egnatia-Besa ishte një nga ndeshjet më të rëndësishme në Grupin B të Kategorisë së Parë. Vendasit fituan me rezultatin 3-1 duke marrë një 3 pikësh me shumë vlera.
Në këtë takim nuk kanë munguar as polemikat dhe Besa përmes një postimi në faqen zyrtare ka akzuar gjyqtarin e ndeshjes, Eldorian Hamiti. Skuadra kavajase pretendon për penallti të mohuar, një karton të kuq për Egnatian si dhe goli i 3 I shënuar nga ekipi rrogozhinas duhej anulluar pasi ishte në pozicion jashtë loje.
Postimi i Besës:
Paaftësi apo dashakeqësi…
Video e parë është momenti kur kemi një ndërhyrje në kufijtë e kartonit të kuq dhe një penallti e pastër. Pozicioni i arbitrit një metër larg dhe me pamje të qartë .
Foto e dytë është pamja e golit të tretë..
Një ndeshje që ndikohet direkt nga paaftësia e atij qe duhet të jetë i aftë ose i ndershëm. Një ndeshje që ndikohet direkt nga një arbitër që histori të tilla i ka të përsëritura vit pas viti.
Këto nuk janë faktet e vetme , por ka dhe fragmente te tjera të cilët do të bëhen publike më vonë.
Paaftësi apo dashakeqësi? Një pyetje që duhet të marrë përgjigje nga “ndërkombëtari” Hamiti.