Klubi i Besëlidhjes vazhdon me ide të qarta jo vetëm për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë në edicionin e ardhshëm, por edhe për të ndërtuar një skuadër që të ketë pretendime serioze atje.
Kështu, pas afrimeve të bujshme që ka bërë gjatë verës, klubi lezhjan ka nisur merkaton e dimrit me një tjetër afrim cilësor. Radhëve të kësaj skuadre tashmë i është bashkuar edhe mesfushori Xhuljo Mehmeti, me një të kaluar të pasur në Superiore.
Futbollisti 32-vjeçar ka qenë pjesë e ekipeve si Kamza, Kastrioti e Erzeni në elitën e futbollit shqiptar, pa harruar këtu edhe eksperiencën e tij të fundit në radhët e skuadrës së Lirisë së Prizrenit.


