Tek Beselidhja nuk ka qetesi. Siç kemi bere te ditur ditet e fundit ne “Shkodra Sport”, kryebashkiaku i ri i Lezhes Pjerin Ndreu ka nisur perpjekjet per te marre drejtimin e klubit lezhjan qe prej disa vitesh “komandohet” nga presidenti Gjoke Noka.

Perpjekjet kane nisur me dergimin e auditit ne zyrat e klubit i cili ka gjetur jo pak shkelje dhe nder te tjera, ai ka lene detyre per stafin e klubit sportiv “Beselidhja” qe nga janari e prapa, çdo firme qe do te hidhet ne kontrate me lojtare apo pale te tjere, duhet te kete vetem firmen e kryebashkiakut Ndreu qe “de jure” i takon te jete presidenti i klubit.

Nje veprim i tille padyshim qe ka “nxehur” jo pak njeriun qe drejton Beselidhjen prej 10 vitesh. Gjoke Noka nuk eshte aspak dakord me nje sjelle te tille te kryebashkiakut te sapoardhur i cili ne vend qe te ofroje bashkepunim dhe mbeshtetje, i ka “shpallur” lufte.

Por Gjoke Noka nuk ka nder mend te terhiqet. Burime prane tij bejne te ditur per “Shkodra Sport” se ai do te vazhdoje te drejtoje klubin lezhjan edhe pas janarit. Sipas tij, “Beselidhja” funksionon si “shoqate sportive”, drejtues i se ciles eshte ai dhe e tille eshte e rregjistruar ne FSHF.

Kjo e fundit njeh vetem firmen e Gjoke Nokes nderkohe qe kryebashkiaku nuk ka asnje ndikim ne kete mes. Ne fakt behet fjale per dy institucione qe nuk kane lidhje me njeri- tjetrin.

Shoqata e Futbollit “Beselidhja” me drejtues Gjoke Noken dhe Klubi Sportiv “Beselidhja” me president Pjerin Ndreun. Ajo qe mund te ndodhe pas janarit eshte qe Bashkia Lezhe te mos financoje me shoqaten e Nokes dhe po ashtu t’i nxjerre pengese edhe ne shfrytezimin e stadiumit.

Perplasja duket se sapo ka nisur por Gjoke Noka nuk ka nder mend te terhiqet duke deklaruar: President i Beselidhje jam dhe do te jem vetem une!
www.shkodrasport.